Dorëheqja e Nasip Naços nga posti i Ministrit të Drejtësisë është komentuar nga analisti Lorenc Vangjeli si një gjest i zakonshëm politik.
Sa i takon interpretimit që po i bëhet largimit të Naços dhe marrëdhënies Rama-Meta, Vangjeli dha këtë koment në studion e Opinion në TV KLAN.
“Nuk është dashuri por është interes, nuk është miqësi, por llogari. Këta dy burra janë bashkë prej pushtetit. Asnjëri as tjetri nuk do ta humbasë pushtetin”, –tha Vangjeli.