Trajneri i Sapmdorias, Claudio Ranieri, është një “babaxhan i vërtetë”. Ai njihet për zemrën e tij të madhe dhe afrimitetin me lojtarët e skuadrës që drejton.
Numri një i stolit nuk ka munguar as në këtë festë Pashkësh. Ranieri ka zgjedhur të surprizojë lojtarët e tij me vezë të personalizuar dhe dhurata për fëmijët e tyre.
Ranieri e mori Sampin në një moment shumë të vështirë dhe ka arritur të marrë pikë të rëndësishme. Sampdoria lufton për të mos rënë nga kategoria dhe shanset janë që diçka e tillë të mos ndodhë.