Një infermiere 35-vjeçare në Qendrën e Kujdesit Intensiv në SHBA, e cila punon në vijën e parë të luftës me virusin vdekjeprurës, ka shpërthyer në lot teksa po tregonte dhimbjen që po ndjen në punë. Ajo u shpreh se shumë nga pacientët e saj vdesin.
Sipas mediave të huaja thuhet se më datë 30 mars D’neil Schmall ishte transferuar në New York, në epiqendrën globale të shpërthimit të koronavirusit, me qëllim të ndihmës për luftën ndaj virusit, ku gjatë këtyre ditëve të muajit prill ajo ka punuar me të sëmurët në Parkun Qendror, spitali i përkohshëm që u ngrit në New York me shpërthimin e virusit.
Përmes një videoje që është bërë virale në mediat sociale infermierja tregon rreth realitetit në punën e saj ku thotë se është lodhur duke parë çdo ditë pacientët e saj të vdekur.
“Jam lodhur duke ecur nëpër dhoma, dhe duke parë pacientët e vdekur. Thjesht eci në një dhomë dhe atje është një kufomë. Jam lodhur, i telefonoj familjeve dhe u tregoj atyre lajmin. Nëse keni ndjerë ndonjëherë se është shumë normale të ndjesh dhembshuri për njëri-tjetrin, tani është koha kur të gjithë duhet të kemi dhembshuri për njëri-tjetrin dhe të përpiqemi të paktën të kuptojmë se çfarë po kalon personi tjetër. Thjesht kam aq shumë trishtim”, shpreh 35-vjeçarja. /e.s/