Tanimë është kthyer në modë. Nisma “Adopto një gjysh/e” e cila ka angazhuar qindra vullnetarë në ndihmë të të moshuarve të Tiranës është kryefjala e solidaritetit të këtyre ditëve.
Virusi COVID-19 vazhdon ende në vendin tonë të jetë aktual. Tirana shënohet si qyteti më i prekur edhe pse kurba nga dita në ditë bie si rezultat i masave të marra nga qeveria dhe sensibilizimit te jashtëzakonshëm qytetar.
Por nga ana tjeter, shumë të moshuar e kanë nevojë për shërbim dhe ndihmë si mosha më e riskuar nga virusi. Bashkia Tiranë ka lançuar nismën më të fundit që është përqafuar nga shumë të rinj dhe figura publike që janë sensibilizuar të ndihmojnë të moshuarit në komunitetin e tyre.
E gjitha nisi nga një link i thjeshtë ”google form” dhe gati 800 aplikues janë rregjistruar të ndihmojnë të moshuarit në pallatin e tyre. Të rinjtë ndihmojnë në pazare, blejnë ilaçet apo ndihmojnë për të marrë pensionet. Vullnetarizmi i këtyre ditëve është solidariteti që bën bashkë dhe forcon luftën ndaj virusit. Më poshtë po ju sjellim pamjet emocionuese, ku të rinjtë kujdesen për gjyshërit e gjyshet e Tiranës.