Konfirmohet viktima e shtatë nga koronavirusi në Kosovë.
Lajmi bëhet i ditur nga klinika infektive në QKUK, ku humbi jetën gjatë mbrëmjes së sotme.
Bëhet fjalë për një 72-vjeçar nga komuna e Gjilanit, i cili ishte diagnostikuar me COVID 19.
Pacienti ishte shtruar në klinikën infektive me datë 31.03.2020 në gjendje të rëndë.
Sipas të dhënave, i ndjeri kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.