Kryeministri Rama ka reaguar lidhur me deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha ku sipas këtij të fundit numri i viktimave të koronavirusit në Shqipëri është më i lartë dhe fshihet nga qeveria.
Në një intervistë për Open, Rama tha se Berisha është përditë në kërkim të kufomave dhe bën përpjekje “haluçinante” sipas tij për të treguar se në Shqipëri bëhen funerale fshehurazi.
“Unë di që lideri legjendar i PD është në kërkim të kufomave përditë dhe në një përpjekje haluçinatet të furneraleve që bëhen fshehurazi dhe nuk raportohen. Ka informacione direkte nga shefi i shërbimeve funerale që është lideri legjendar i PD. Këto janë gjera të shëmtuara, të turpshme në një kohë kur të gjithë ne duhet të jemi në shërbim të njerëzve”, tha Rama.
/a.r