Në Britaninë e Madhe 887 njerëz kanë vdekur në 24 orët e fundit nga koronavirusi duke e çuar në 7.984 numrin total të të vdekurve në rang kombëtar. Rrritja e bilancit të sotëm në Britani është një nga rritjet më të mëdha ditore që nga fillimi i shpërthimit, pas një një bilnaci prej 938 para disa ditësh.
Duket se tashmë Britania por ndjek rrugën e Italisë dhe Spanjës, vendet më të goditura nga virusi, por që këtë javë kanë shënuar një ulje të ndjeshme të viktimave.
Në angli janë rregjistruar 765 vdekje, në Skoci 81 viktima, ndërsa 41 u regjistruan në Uells. Shifrat nga Irlanda Veriore nuk janë publikuar ende.
Numri i viktimave ditën e sotme është më i ulët krahasuar me një ditë më parë, ku humbën jetën 938 njerëz, por sërish përfaqëson rritjen e dytë më të madhe që kur epidemia shpërtheu gjashtë javë më përpara.
Ekspertët thonë se është ende shumë shpejt për të parë ndikimin e bllokimit të Mbretërisë së Bashkuar në statistikat ditore, pasi vdekjet e sotme ishin paralajmëruar ditë ose javë më parë.
Qeveria pritej të rishikojë kohëzgjatjen e bllokimit dhe distancës sociale, të hënën, por kjo është vonuar për shkak të sëmundjes së kryeministrit Boris Johnson.
Johnson mbetet në kujdesin intensiv në Spitalin St Thomas ‘në Londrën qendrore. Ai thuhet se ka pasur një natë të mirë ’dhe se po vazhdon të përmirësohet në ditën e tij të katërt. / Javanews