Lulzim Basha ka shtuar kërkesat e tij për qeverinë, por këtë herë për shqiptarët që jetojnë në Serbi.
Ai i drejton një thirrje qeverisë për të ndihmuar me asistencë shëndetësore në Luginën e Preshevës.
Ai thotë se Lugina e Preshevës po përballet me pasojat e COVID-19.
“Për situatën e veçantë ku ndodhen, i bëj thirrje qeverisë të ofrojë asistencë shëndetësore përmes personelit mjekësor.
Ndihma për vëllezërit dhe motrat tona atje, është detyrim kombëtar dhe kushtetues”, shkruan Basha.
/a.r