Shtyhet seanca për ish-kryeprokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, për shkak të situtës së krijuar prej Covid-19.
Senaca paraprake që ishte planifikuar ditën e djeshme është shtyrë me një muaj. Ish-kryeprokurori akuzohet për mosdeklarim të një shume të madhe parash në kufi.
Mësohet se ai është marrë i pandehur dhe i është njoftuar akuza për kryerjen e veprës penale: ‘Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim’, të kryer tre herë, të parashikuar nga neni 257/a, paragrafi (2) i Kodit Penal.
Gjatë hetimeve 2 vjeçare nga ana e SPAK, për shkak të funksionit që ka mbajtur si Prokuror i Përgjithshëm, rezulton se Lalla kur ka qenë në krye të detyrës ka bërë një udhëtim në Gjermani në të cilin nuk ka deklaruar një shumë të madhe parash, të cilën e ka përdorur për të shkolluar të bijën.
Aktualisht Llalla vijon të hetohet për mosdeklarim të hollash në kufi, ndërsa më herët mbi të rëndonin akuzat për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash.