Gazetari Sokol Balla teksa moderonte emisionin e tij ‘Real Story’ në ‘News24 është kollitur disa herë, ndërsa vetë e ka kaluar këtë situatë me humor.
Teksa bisedonte përmes një lidhje skype me Dritan Pasku, kirurg i kolonës vertebrale në Nottingham të Anglisë, Balla tha duke qeshur se shpreson që kolla e tij mos të ketë lidhje me koronavirusin. “Kolla ime shpresoj që s’ka lidhje me koronavirusin”, tha gazetari Balla.
Kujtojmë se vendi ynë po përballet me pandeminë e COVID-19, ku deri më tani ka 400 raste të personave të prekur, ndërkohë që 22 kanë humbur jetën.