Një banesë është përfshirë nga flakët këtë të martë në një fshat të Laçit.
Ngjarja ka ndodhur në mëngjes në Sanxhak, ndërsa lajmi është mësuar nga qytetarët të cilët kanë dërguar në rubrikën “Kallëzo” në Tvklan.al video nga ngjarja.
Siç duket nga pamjet, banesa e përfshirë nga zjarri është ngjitur banesave të tjera. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka shkuar zjarrfikësja e cila ka bërë të mundur fikjen e flakëve.
Sipas qytetarëve, edhe pse zjarrfikësja ndodhet shumë pranë vendit të ngjarjes është vonuar rreth 30 minuta. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka asnjë person të lënduar pasi pronari i shtëpisë nuk ka qenë aty kur ka rënë zjarri.
/a.r