Boris Johnson është duke marrë frymë pa ndihmën e aparaturave në kujdesin intensiv dhe nuk ka pneumoni, sipas njoftimit zyrtar nga “Downing Street”.
Zëdhënësi i kryeministrit tha se Johnson ishte “në gjendje të qëndrueshme gjatë natës dhe mbetet në humor të mirë”, pasi kishte marrë “trajtimin standard të oksigjenit”.
Johnson gjithashtu nuk ka nevojë për një ventilator mekanik përkundër shqetësimeve në rritje për shëndetin e tij.
Lajmi më pozitiv erdhi pasi sekretari Michael Gove tha se gjendja e Kryeministrit është “me të vërtetë e frikshme” dhe ministrat po “luten” për shërimin e tij të shpejtë.
Sekretari i Jashtëm Dominic Raab ka marrë përsipër përgjegjësinë, ndërsa Johnson mbetet në spital.
Johnson u transferua në kujdesin intensiv ICU në Spitalin “St Thomas” në Londrën qendrore dhe iu dha oksigjen natën e kaluar pasi shëndeti i tij u përkeqësua ashpër gjatë vetëm dy orësh, duke lënë mjekët në frika se ai do të përfundojë duke pasur nevojë për një ventilator.
Por zëdhënësi i kryeministrit 55-vjeçar tha sot: “Kryeministri ka qenë i qëndrueshëm brenda natës dhe mbetet në humor të mirë.
Ai është duke marrë trajtim standard të oksigjenit pa ndonjë ndihmë tjetër. Nuk ka kërkuar ventilim mekanik ose mbështetje jo-invazive të frymëmarrjes”.
g.kosovari