Në Ditën Botërore të Shëndetësisë, ambasadorja e SHBA në vendin tonë Yuri Kim shpreh mirënjohje për mjekët dhe infermierët shqiptarë.
Në Ditën Botërore të Shëndetësisë, ambasadorja Kim shkruan në “Twitter” se sot më shumë se kurrë ju jemi mirënjohës atyre që na mbajnë të shëndetshëm.
“Në Ditën Botërore të Shëndetësisë ne jemi më mirënjohës se kurrë për ata që na mbajnë të shëndetëshëm. Faleminderit për çdo mjek, infermier, Teknik laboratori dhe të gjithë heronjtë e shëndetit në Shqipëri dhe në mbarë botën, që udhëheqin luftën kundër COVID-19. Ne jemi shumë mirënjohës për punën tuaj të vështirë, ekspertizën dhe guximin”, shkruan ambasadorja Kim.
On #WorldHealthDay, we are more grateful than ever for those who keep us healthy. Thank you to every doctor, nurse, lab technician & other #HealthHeroes in Albania & around the world leading the fight against #COVID19. We are so grateful for your hard work, expertise & courage. pic.twitter.com/EXzNPIJhQb
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 7, 2020
g.kosovari