DASHI
Fale ndikimit shume pozitiv te Uranit, jeta juaj ne çift do jete e mbushur me çaste te lumtura sot. Shkëlqimi, begatia dhe çastet e ngrohta do jene mbizotëruese gjithë kohës. Beqaret do kenë një takim vërtet te rëndësishëm, por jo te gjithë do guxojnë te hedhin menjëherë hapa. Buxhetin do dini ta menaxhoni me përpikmëri, megjithatë gjendja ende do lere për te dëshiruar.
DEMI
Nëse mundoheni te tregoheni disi me tolerante me partnerin tuaj sot, marrëdhënia mes te dyve mund te filloje te përmirësohet. Po vazhduat ende me kokëfortësi mund te futeni ne probleme me serioze. Beqaret duhet te mendohen shume here para se te hedhin hapa, ne te kundërt mund te gabojnë dhe mund te lëndohen. Financat do kenë përmirësime te vogla për shkak te mbështetjes se jashtëzakonshme te familjareve.
BINJAKET
Dite shume e zakonshme ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do kenë as probleme, por as ndjesi shume te forta. Beqaret do ëndërrojnë me shume sesa duhet dhe do lëndohen ne momentin qe ëndrrat nuk do ju realizohen dot. Ne planin financiar do jete Merkuri ai qe do ju ndihmoje te vendosni rregull dhe ekuilibër. Do ndiheni shume me te qete edhe kur te shpenzoni.
GAFORRJA
Partneri do përgatisë surpriza te njëpasnjëshme sot për ju dhe do ju beje te harroni te gjitha problemet qe keni kaluar. Nuk do mungoje as kërkesa për falje. Beqaret nga ana tjetër do fiksohen pas dikujt dhe mund te bëjnë edhe gjera qe nuk i kishin menduar kurrë për te arritur atë qe duan. Me menaxhimin e financave duhet pafundësisht kujdes sepse çdo gabim i vogël mund te shkatërrojë gjithçka.
LUANI
Sot do bëni te pamundurën ju te dashuruarit qe ta bëni marrëdhënien ne çift sa me romantike dhe me emocionuese. Para partnerit nuk do vendosni asgjë tjetër. Beqaret do preferojnë te njohin sa me shume persona, por pa hedhur asnjë lloj hapi me tej. Saturni do ndikoje pozitivisht tek sektori i financave. Ai do ju nxite madje ta kontrolloni akoma me shume veten kur te shpenzoni.
VIRGJERESHA
Jeta juaj ne çift do jete përgjithësisht e qëndrueshme sot. Do diskutoni qetësisht me partnerin për disa tema qe me pare ju kane shqetësuar dhe do gjeni zgjidhje. Beqaret ka mundësi te bien ne dashuri me një person dhe pasioni nuk do ndizet thjesht si një fije kashte. Buxheti do jete goxha i mire. Sot mund te nënshkruhen edhe kontrata qe nesër do sjellin përmirësime akoma me te mëdha.
PESHORJA
Te dashuruarit do kenë një dite te zymte. Debatet do jene te shpeshta dhe mund te preken tema shume te nxehta. Beqaret do jene shume realiste dhe nuk do mërziten edhe sikur te mos e gjejnë atë qe kane ëndërruar gjithmonë. Ne planin financiar fati do jete gjate gjithë kohës me ju. Situata do ketë aq shume përmirësime saqë mund ta kryeni pa frike edhe ndonjë shpenzim për qejfin tuaj.
AKREPI
Te dashuruarit duhet ta mbajnë ne pëllëmbe te dorës atë qe pëlqejnë pasi ne te kundërt dikush tjetër mund t’ua “rrëmbejë” atë përgjithmonë. Beqaret me ne fund do kenë dashuri me shikim te pare dhe e gjithë bota do ju duket me e bukur nga me pare. Çdo çast ka për te qene fantastik për ta. Nëse shpenzimet i kryeni gjithmonë te kontrolluara, gjendja financiare ka për te qene e kënaqshme.
SHIGJETARI
Mundohuni te jeni me te matur me fjalët sot ju te dashuruarit dhe do i rregulloni te gjitha problemet qe keni pasur me pare. Toleranca dhe mirëkuptimi janë gjithmonë mënyrat me te mira për te arritur harmoninë. Beqaret nuk do kenë një dite me shume fat kështu qe duhet te bëjnë edhe pak durim. Ne planin financiar do jeni me te përgjegjshëm dhe nuk do hidhni hapa te gabuara.
BRICJAPI
Humori i atyre qe kane një lidhje do jete i paqëndrueshëm sot kështu qe ne shume momente kane për te pasur edhe debate te forta. Beqaret do njihen me persona mjaft interesante, por nuk duhet te hedhin menjëherë hapa pa u bindur plotësisht se ata janë te duhurit. Ekuilibri financiar do pësojë tronditje te vogla, megjithatë ne përgjithësi gjendja do jete e kënaqshme.
UJORI
Sot nuk do ndodhin aspak probleme ne jetën tuaj ne çift. Çdo çast do jete i bukur dhe i mbushur me emocione te veçanta. Momentet intime do shumëfishohen. Beqaret nga ana tjetër do kenë disa takime interesante dhe do joshin ashtu si vetëm ata dine. Ne planin financiar është momenti i duhur për te marre masa me strikte ne mënyrë qe gjendja te jete edhe me pas e mire.
PESHQIT
Pasioni do rizgjohet serish gjate kësaj dite dhe do përjetoni emocione akoma me te fuqishme pranë atij qe dashuroni. Askush dhe asgjë nuk do ua largoje dot buzëqeshjen nga fytyra. Beqaret do dine si te flirtojnë dhe si t’i shprehin pëlqimet e tyre. Dita e sotme do jete me shume fat. Ne planin financiar nuk do keni shume fat, megjithatë duke ulur shpenzimet gjendja do mbetet serish e mire.