Një aksident me pasojë plagosjen e tre të rinjve ka ndodhur pasditen e sotme në Fier.
Tre të rinjtë po udhëtonin me makinën dhe u përplasën me bordurën anësore në rrugën Suk‐Srtum.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit humbi kontrollin dhe përfunduan në kanal.
Ambulanca arriti menjëherë në vendngjarje për të transportuar në spital të plagosurit. Nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.