Për herë të parë që prej datës 19 mars Italia shënon numrin më të ulët të viktimave dhe të infektuarve nga COVID-19.
Brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 525 viktima duke e çuar në total në 15,887.
Ndërkohë që numri total i të infektuarve ka shkuar në 128,948.
Pozitiv ka qenë dhe numri i personave që janë në terapi intensive ku ka pasur ulje gjatë ditëve të fundit.
Momentalisht 3877 persona ndodhen në terapi intensive.