Nga Myslim Pasha
Në kohën kur po i vjen dita e diktaturës dixhitale dhe inteligjencës artificiale, befas gjendemi në një situatë të harruar. Sulmohemi nga një Virus. Njerëzimi duket se nuk e ka mendjen në vend, nga na erdhi ky mister? Raca njerëzore për ekzistencën dhe zhvillimin e saj afatshkurtër e afatgjatë nuk është në gjendje që të parashikojë!?
Filloi si një operacion zinxhir në Vuhan…
Tregu i gjallesave -kafshë, kombinim mistik midis Lakuriqëve të natës dhe një shpese që përdoret për ushqim të epërm cilësor arsitokratik…
Kaq dhe procesi filloi.
Front i luftës Biologjike.
Dalëngadalë ky front vrastar mësymës filloi hapjen e padukshme të transhesë së përbotshme.
Shokët komunistë kinezë dhe laboratorët biologjikë të botës heshtën. Lufta e Tretë Botëror u shpall gati pandjerë dhe padukshëm, në një dehje të frikshme.
Në të sotmen zhvillimore të shkencës ka fusha të tilla marramendëse si Diktatura dixhitale, Bioteknologjia dhe Bioinxhinieria, në kulme reale.
Dhe ja, një armik virusal, me përmasa 0,000000001 metër, produkt gjallese nga ky Planet i gjallë, një virus, gatuar si një kokrrizë të bukur, ngjyrore simetrike, me ngjyrime prej fantazie e trand Planetin.
Planeti sulmon me një armë të padukshme vetveten e tij.
Planeti i gjallë e ka lindur atë.
Në daljen parë presidenti Tramp e kaloi lehtas në opinion duke bërë një krahasim aq trushkulur gjersa e krahasoi me gripin (Flu) ndërsa në këtë moment, SHBA po pushtohet nga Virusi i bukur “I bukur si vdekja” ashtu shfaqet teksa lundron në mikroskop.
Presidenti i vendit më të fuqishëm të botës, mezi e lëshoi fjalën:
“ It’s not the FLU”= “ Ai nuk është një FLU”
“It’s vicious”= “ Ai është vicious”
Transhetë e padukshme, mbërritën gjer në Afrikën e jugut.
Jemi kundruall një mikroorganizmi që sulmon me dhimbje, vuajtje, me barbarizëm, me padukshmëri marramendëse. Njerëzimi tani sapo ka shpalosur protokollet e Luftës. Ne Bergamo s’majftojnë mjetet e transportit, për të #uar kufomat në morg. Në Neë York personeli mjeksor nuk njeh vetveten.
…Sa do të vdesin!? 100 000-200 000 njerëz !?. Sot numri I vdekjeve kapërxeu gjithë statistikat. Ekonomia Botërore gati në kolaps. BE, e ka në pikëpyetje të nesërmen e saj!
Kur kulmon kurba e Gausit?
Në fund të prillit!
Të tjerë e shtyjnë gjer në fund të majit!
Në konferenca shtypi u dridhet buza. Spitalet u ngjajnë mjediseve para nisje të anijeve kozmike, ku nuk kontakton dot me dheun tënd por rri pezull, me maska , kostum antivirusal, dorashka, ventilatorë…
Shpirti i planetit ka një vuajtje në vetvete, se gjithçka e rëndë vjen nga brenda vetes.
Lufta biologjike e paralajmëruar në formën e teorive konspirative po e shkund botën, për ta prurë në vete se në cilat koordinata ka mbërritur. Se bota po tregohet aq e pakujdesshme me veten e saj. Bota sikur u ndodh në një shtangie të gjithësishme. Sikur u godit, u paralizua në shkundjen e parë. Presidenti iu drejtua një kompanie farmaceutike gjermane për të blerë të drejtën e vaksinës e cila është në udhë e sipër, duke u testuar. Por që s’u pranua. Sulme kibernetike u kapën tek sulmuan “Medicine Research” për t’i marrë të dhëna bazë studimore. Shqipëria e vogël e tregoi solidaritetin e saj.
Por është e tmerrshme indiferenca e shteteve. Ka një dëshirë të ethshme për të parë se sa do të fitojnë, dhe jo se ç’fatkeqësi që po kalon njerëzimi. Kolapsi ekologjik ka lidhje me ekosistemet që pësojnë ulje drastike, të kapacitetit mbajtës për të gjithë organizmat, që shpesh rezulton me zhdukje masive të tyre. Një kolaps ekologjik sjell ngjarje katastrofike. Ashtu si ngrohja globale, shkaktar është njeriu. Sapiensi vet e ka ndërtuar një front dhe Luftë Biologjike të tillë. Më shkoi mendja tek shoqëritë e sotme që nuk gjejnë paqe e mirëkuptim, kur konflkti e terrori janë të pranishëm, polarizimi, të gjitha këto të natyrës njerëzore
Fronti Apokaliptik.
Ḉ’është kështu me Botën dhe kaplimin që e ka kapur!?