Ish- Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, gjatë një interviste për “TV1-CHANNEL” në edicionin qëndror të lajmeve të orës 20.00, i bëri thirrje Qeverisë që të marrë borxhe për të përballuar pasojat e situatës me pandemine e koronavirusit.
Vërtetë borxhi do të rritet, por nuk ka rrugë tjeter në rrethanat e krijuara, theksoi Topalli !
Ajo tha se sot nuk është koha për politikë, por për t’u bashkuar të gjithë në përballimin e kësaj gjëndje të paprecedentë!
Jozefina Topalli u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Shkodres e mbarë Shqipërisë që të vazhdojnë të respektojnë këshillat e mjekëve, distancimin social dhe qëndrimin në shtepi!
Ajo kujtoi se nëse nuk jemi të vemendshëm në këtë drejtim, atëherë për pak orë mund të rrezikojmë gjithë sakrificat e bëra për t’u mbrojtur deri sot nga koronavirusi !