Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi akti normativ për qiratë ishte një zgjidhje që po aplikohet dhe në vende të tjera, siç është dhe New Yorku.
Në një intervistë për emisionin “Kjo javë”, përmes Skype Balla tha se janë dy plane të ngjashme si dy pika uji. Ai theksoi se kjo masë u mor në kohën e duhur.
“Kemi rritur më shumë se gjysmën buxhetin e shtetit shqiptar. Kemi buxhetin për ministrinë e Shëndetësisë më të mëdha në rajon . kemi 55 mln dollarë në dispozicion të kësaj ministrie. Nëse do t’i hiqnim të ardhurat dhe do preknim themelet e shtetit, do të ndodhte ajo që thash. Kemi një qeveri të përgjegjshme, që mendon për prillin, për majin, e qershorin. Mjafton të hyni në faqet e mediat amerikane në SHBA, që flasin për aktin e miratuar për qiratë nga guvernatori i New Yoruk-ut, ku planet ngjajnë si dy pika uji. Ne nuk po shpikim. Por po mësojmë dhe po përshtatim masat më të mira që ndërmarrin dhe vendet e tjera. Na takon një përparësi pozitive, pasi e morëm masën në kohën e duhur, në ditën e parë, kur nis dhe debati kontraktual mes qiramarrësit dhe qiradhënësit. Qiramarrësi do të ketë këto dy muaj OFF nga kontrata e tij, dhe me shpresën e Zotit gjithçka të kalojë. Kjo është diçka që e bëri Franca dhe Gjermani, dhe e bëri dhe SHBA. Nëse në qershor do të jemi në këtë situatë, do të kemi dhe hapa të tjerë”, tha Balla.