Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi pohoi se nuk ka frikë nga COVID, pasi kujdeset për higjienën dhe ushqehen shëndetshëm si familje. Në një intervistë për ‘Kjo Javë’ në ‘News24’ Kryemadhi tregoi se dhe çfarë konsumon në këto kohë, si thjerrëzat, apo fasulet si dhe hurdhat.
“Unë si doktoreshë që jam, s’kam frikë nga korona virusi, dhe duke qenë se i pres thonjtë shkurtër dhe i laj duart shpesh. Mundohemi të hamë shëndetshëm, siç është përdorimi i thjerrëzave, i fasuleve, pllaqive, që kanë hekur e anti-inflamatorë, hurdhat”, pohoi ajo.
Po ashtu ajo tregoi se i bën vetë blerjet në shtëpinë e saj, ndërsa shtoi se ka marrë leje për të dalë.
“Unë i bëj sigurisht. Sapo shah tufat e mëdha me hurdha, i marr të gjitha. Kam aplikuar unë me leje. Të jemi të sinqertë që na kanë ndihmuar, se na bëjnë shërbime në shtëpi. Kjo është e mirë, për të ndihmuar në kohë.”, pohoi kryetarja e LSI-së.
Po ashtu ajo tha se nëse do ishte në qeveri sot, do të kishte bërë testime masive në çdo familje shqiptare. “Do të bëja testimin në çdo familje shqiptarëve. Do të ishte kostoja më e ulët dhe më efikase. Atë që bëri Koreja e veriut dhe një komunë në Itali. Mbylli punë për 3 javë. Të gjitha familjet shqiptarë do të dinin se kush ishte mbarët, dhe do të kalonim situatën dhe do të krijonte një siguri emocionale. Mjafton të pyesni se sa kushton një test dhe aq do t’i kushtonte më pak. Qeveria shqiptare është dhe pak budallaqe, ka demenca. Shqiptarët do të shtojnë më shumë urrejtjen dhe ka shtuar bindjen se nuk është e aftë.”, përfundoi Kryemadhi.
(BalkanWeb)