Situata e pandemisë së COVID – 19 po dominon çdo aspekt dhe sferë jetësore për momentin, mirëpo, kur e gjithë kjo do të mbarojë, me shumë gjasa rruga që na pret nuk do jetë më e njëjta me atë që ishte përpara se koronavirus të shpërthente. Më poshtë, 9 parashikime se si mund të ndryshojnë jetët tona pasi të kemi lënë pas pandeminë.
Më shumë interaktivitet kontakt të drejtëpërdrejtë
Ka pasur një kohë kur njerëzimi u mahnit me pajisjet elektronike dhe ekranet me prekje. COVID – 19 ka bërë që shumë prej nesh të mos jenë të vetëdijshëm se çdo sipërfaqe e prekshme mund të transmetojë sëmundje, kështu që në një botë post – koronavirusi, pritet të kemi më pak ekrane me prekje dhe më shumë mundësi ndërveprimi nëpërmjet tingujve zanorë, apo makineri të ndryshme. Gjatë pandemisë, ne pamë opsionet e kontaktit në distancë. Gjasat janë që pas pandemisë njerëzit do të duan të evitojnë kontaktin fizik, çka do të thotë që pagesat e mallrave, faturave të fillojnë të kryhen më shumë me aplikacione. Po ashtu, pritet që industritë të zhvillojnë pajisje që nuk kërkojnë sasi të kufizuar të kontaktit fizik, si dhe të mund të funksionojnë nëpërmjet zërit.
Fuqimizim i infrastrukturës dixhitale
Koronavirusi bëri që njerëzit të përshtateshin me punën nga shtëpia, përgjatë izolimit. Duke qenë të detyruar të punojnë nga shtëpia, njerëzit janë stimuluar të gjejnë zgjidhje dixhitale për të zhvilluar takimet, mbledhjet apo mësimet. Kjo ka shërbyer për të kuptuar se të udhëtuarit patjetër thjesht për të zhvilluar një takim, nuk është domosdo thelbësor, për aq kohë sa e njëjta procedurë mund të kryhet edhe pa lëvizuar nga ambienti ku ndodheni, duke qenë kështu edhe më efektiv me kohën.
Monitorim më i mirë nëpërmjet IoT-së dhe analitikës
Ne e shohim fuqinë e të dhënave në rastin e pandemisë, në kohë reale. Mësimet që njerëzit po marrin nga kjo përvojë janë se si teknologjia shërben për të zhvilluar monitorime gjigande të ngjarjeve. Aplikacionet mund të rezultojnë në përmirësime dhe në sisteme më të mira si për paralajmërimin e shpërthimeve të situatave të tilla, si për monitorimin e tyre. Të dhënat si GPS, mund të përdoren për të gjetur se ku kanë qenë të ekspozuar njerëzit dhe më kanë pasur ndërveprim.
Zhvillimi i kurave mjekësore nëpërmjet Inteligjencës Artificiale
Sa më shpejt të gjendet një kurë për COVID – 19, aq më mirë do të jetë për të gjithë. Inteligjenca Artificiale është një partner ideal për zhvillimin e ilaçeve, pasi mund të përshpejtojë përpjekjet njerëzore dhe procesin e punës së tyre. Realiteti jonë aktual do të zhvillojë nevojën për të ndërthurur AI-në me mjekësinë.
Telemjekësia
Për të frenuar trafikun në spitale dhe në zyrat e konsultave, telemjekësia është mundësia e kryrjes së konsultave mjekësore pa u takuar, por nëpërmjet telefonave. Kjo është në fakt ishte një metodë e nisur nga ofruesit e shëndetit mjekësor, por që u kthye në vëmendje gjatë pandemisë, e pritet që të vijojë.
Më shumë blerje online
Edhe pse bizneset ishin të futura në botën e blerjeve online, pandemia e COVID – 19 e fuqizoi edhe më shumë e – commerce. Pas koronavirusit, bizneset që do të duan të mbeten konkurruese, do të duhet të zbulojnë metoda të reja për të pasur shërbime në internet, edhe nëse do të bëhet fjalë për një biznes me llaç dhe tulla, si dhe parashikohet të përmirësohet sistemi logjistik, qoftë kjo nga preferenca e blerësit apo nga një pandemi e ardhshme.
Rritja e besimit te robotët
Robotët nuk janë aq të ndjeshëm ndaj viruseve. Pavarësisht nëse përdoren për të ofruar sende apo produkte ushqimore, qoftë kujdes shëndetësor, ato mund të luajnë një rol shumë të rëndësishëm në botën e post – koronavirusit.
Më shumë evente dixhitale
Organizatorët dhe pjesëmarrësit e eventeve u detyruan të kalojnë në botën dixhitale, duke kuptuar kështu dhe të mirat dhe të këqijat e saj. Ndërsa nuk parashikohet që eventet të zëvendësohen plotësisht, kjo ngjarje ka shërbyer që organizatorët të kuptojnë se si aspektet dixhitale kanë po ashtu tejet rëndësi dhe mund të plotësojnë ngjarjet dhe eventet.
Rritja në sportet online
Në një kohë që eventet janë anuluar kudo, audiencat janë orientuar drejt sporteve online, të cilat kanë lulëzuar. Madje, ka versione të Formula 1 online, të cilat edhe pse mund të mos jenë si origjinali, gjithsesi i krijojnë mundësinë njerëzve të zbaviten gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi. E kjo sjellje, pritet të qëndrojë në kohë edhe pas COVID – 19. /forbes/