“Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë aleate me Shqipërinë në NATO”! Kështua shkruan ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim në 11 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërinë në NATO.
Ajo vlerëson punën e bërë nga vendi ynë përgjatë kësaj kohe si vend anëtarë, e ndërsa bën me dije se shumë shpejt NATO do të ketë “shtëpinë” e saj, pikërisht në Kuçovë.
“Prej 11 vjetësh, që kur Shqipëria u bë aleate në NATO, forcat e Shteteve të Bashkuara dhe ato shqiptare kanë derdhur gjak, djersë dhe lot së bashku në Afganistan, Irak, Bosnjë-Herzegovinë, Kosovë dhe Letoni. Së shpejti, NATO do të ketë një ndërtesë në Kuçovë. Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë aleate me Shqipërinë”. Ambasadorja Yuri Kim”, shkruan Kim. /e.s/