Aktori i njohur, Ermal Mamaqi, ndan shpesh momente nga karantina e tij me familjen.
Mirëpo, izolimi në shtëpi bën të vetën dhe situata është bërë e “padurueshme” për moderatorin, aq sa per pak like më shumë ka bere karagjozllëkun e radhes.
Mbrëmjen e sotme, ai ka shkrirë së qeshuri ndjekësit e tij me një video ku shfaqet në tualet duke u quthur shumë shkurt.
“Kam lexuar disa që thonë ‘Ti Ermal nuk e rruan fare për këto mesazhet e komentet që të vijnë. E keni gabim”- thotë ai duke nxjerrë makinën e rrojës.
“Ja çmë detyruat të bëj… Deri këtu arrita…”- shkruan Ermali krahas videos që tashmë po bën xhiron e rrjetit.