Sektori i bujqësisë nuk është prekur nga situata e krijuar nga COVID-19.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi gjatë një interviste televizive, theksoi se sektori i bujqësisë nuk është prekur nga situata e krijuar nga COVID-19.
“Aktiviteti bujqësorë nuk është ndërprerë në asnjë moment. Ashtu siç ne morëm masat për zinxhirin ushqimor të mos ndërpritej puna, nga masat ekstreme të lëvizjes, edhe sektori bujqësisë nuk ka ndërprerë punën asnjë ditë. Kemi marrë masat që si për logjistikën, transportin pra pikat e grumbullimit, ti garantojmë si në situatë normale dhe besoj se kjo gjë është arritur. Kemi pasur problematika të vogla, por që janë zgjidhur falë punës së gjithë strukturave ne terren, por në tërësi gjithë sektori ka funksionuar”,- tha Çuçi.
“Sa i takon eksporteve, në vitin 2019 kemi pasur rritje, por për fat të mirë kemi rritje dhe në vitin 2020. Kam marrë të dhënat e fundit nga doganat dhe në 3 mujorin e parë kemi pasur rritje 6% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në muajin mars lajmi i mirë është, pasi në muajin mars kemi marrë dhe masat e para, kemi pasur 18.9% të eksporteve bujqësore, frutat perime, pra kemi sërish trend rritës, krahasuar me vitin 2019”-, tha Çuçi.
“Lidhur me importet, ka vende që kanë marrë masa shtrënguese për të eksportuar, ne kemi qenë në pararojë për të marrë masat dhe për pjesën e krijimit të stokut, ne kemi nxjerr aktet përkatëse për të detyruar kompanitë e mëdha, magazinat ushqimore të kenë një stok tre mujor të produkteve që importojnë dhe që janë të domosdoshme për tregun shqiptarë, e duke i garantuar atyre që në të ardhmen nëse nuk shiten këto produkte, ti blej qeveria”,- tha Çuçi.
“Ne nuk duhet të mbyllim eksportin e produkteve bujqësore, por duhet të krijojmë një korridor të gjelbërt. Ne nuk mund të mbyllim eksportin, pasi jemi shumë të vegjël për të ndërtuar ekonominë e shkallës për të pasur një ekonomi të shëndetshme, prandaj nuk do ta ndërpresim eksportin, por do bëjmë çmos që të mos cënohet lëvizja e mallrave dhe eksporteve drejt Europës”,- tha ai.
“Me mbylljen e restoranteve, me mbylljen turizmit, hoteleve kemi pasur rënie të kërkesës, ndërsa oferta është më e madhe. Deri tani jemi sipas pritshmërisë. Ka disa produkte të serës që janë shoqëruar me problem sa i takon shitjeve, por në përgjithësi, trendi është shumë i mirë deri tani. Por ne nuk e dimë se kur do përfundoj kjo histori, këtë se thotë dot askush në botë. Por për një rrjedhë logjike, duke parë statistikat dhe duke dëgjuar specialistët e fushës në lidhje me fluksin e përhapjes së COVID-19, ne nuk do kemi asnjëherë probleme të mëdha në sektor, pasi do kemi në një kohë të afërt në zhbllokimin e aktiviteteve bareve restoranteve, apo fillimit të qarkullimit të turistëve në Shqipëri. Mendoj se më një trend logjik, s’do kemi pasoja shumë të mëdha sa i takon produkteve bujqësore”,- tha Çuçi.
“Kemi një problem me peshkimin, ku destinacioni i shërben kryesisht restoranteve dhe turizmi, kemi një rënie të kërkesës për këtë produkt dhe mbylljes së anijeve, duke mos dal për peshkim, pasi nuk i shitet malli, e nuk ka qarkullim të produkteve dhe ne do mendojmë për disa instrumenta nga ato që janë përdorur dhe për sektorë të tjerë të ekonomisë”,- tha Çuçi.
“Me rëndësi është që pjesa më delikate e sektorit, ky sektor nuk është cënuar, sikundër as pjesa e produkteve të qumështit, apo nënproduktet e qumëshit”,- shtoi Çuçi.
AKU është në punë me plan të qartë kontrollesh për çështjen e skadencave dhe për të garantuar sigurinë ushqimore për njerëzit, madje ka pasur dhe gjoba të shumta sa i takon rasteve që janë evidentuar si në shkelje me ligjin, duke nisur nga skadencat apo problem të tjera të operatorëve ushqimorë. AKU në bashkëpunim me Policinë dhe Drejtorinë e Tatimeve kanë ngritur grup pune për monitorimin e tregëtarve për abuzimin me çmimet. Kemi arritur deri diku ta mbajmë nën kontroll pjesën e çmimit”,- tha Çuçi
Ministri Çuçi tha se momentalisht janë pezulluar si skema e IPARDI-t, ashtu dhe ajo e mbështetjes kombëtare. Çuçi tha se për momentin janë ndaluar subvencionet për fermerët, por do të rikthehen me kalimin e situatës së COVID-19