Kryetari i Partisë demokratike, Lulzim Basha është shprehur sot se nuk ka asgjë me kryeministrin Edi Rama, përkundrazi tha se i uron jetë dhe shëndet.
Në një prononcim për Rtv Ora, Basha tha se Rama gjithë energjinë duhet ta fokusojë për të ndihmuar njerëzit.
“Unë nuk kam asgjë me Ramën i uroj shëndet dhe forcë. I uroj të gjejë energjinë për të ndihmuar njerëzit.
Gjëja më e gabuar për dikë që ka këto përgjegjësi është duke sulmuar ata që propozojnë zgjidhje. Nuk kam kohë për të humbur me retorikë boshe.
Nuk është koha të tregohet agresive me opozitën, por duhet të ndihmojë qytetarët
Është koha që gjithë energjinë dhe vëmendjen duhet ta ketë për të ndihmuar njerëzit.”-tha Basha.
/a.r