Një tjetër lajm i mirë vjen nga spitali Infektiv në Tiranë, ku një tjetër e moshuar ia ka dalë që t’i mbijetojë pandemisë globale.
E moshuara, e ulur në një karrocë me rrota është nxjerrë nga dy mjekë jashtë spitalit dhe më pas i është dorëzuar një familjari, i cili ka ardhur ta marrë i vetëm me një makinë tijën.
“Urime, është e shëruar!”, mësohet se i ka dhënë njëera prej infermiereve familjarëve në momentin që i ka dorëzuar të moshurën, e shëruar tashmë.
Shqipëria numëron sot 277 raste totale me koronavirus, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 16. Ndërkohë, 76 shqiptarë ia kanë dalë të shërohen.
Abcnews.al ka siguruar momentet emocionuese nga rrugica para spitalit Infektiv në Tiranë.
Pasi morën të afërmen e tyre, ata u larguan me makinë nga ambientet e QSUT-së duke hedhur pas krahëve një ëndërr të keqe.
g.kosovari