Në kuadër të situatës së koronavirusit, 6.6 milionë amerikanë janë paraqitur për të marrë përfitimet e papunësisë.
Shifrat e larta kanë kaluar rekordin e javës së kaluar me gati 3.3 milionë të papunë.
Të dhënat vijnë pasi Amerika ka mbyllur restorantet, baret, kinematë, hotelet dhe palestrat në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e virusit, raporton media britanike BBC.
Deri tani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të lartë të të infektuarve, por shifrat më të mëdha të viktimave i mban Italia dhe Spanja.
ShBA ka 5,113 viktima në total dhe 215,362 të infektuar, nga të cilët janë shëruar plotësisht 8,878 persona.
g.kosovari