Karantina në kohën e koronavirusit ka ndryshuar zakonet e konsumit. Sipas mediave spanjolle, konsumi i birrës ka shënuar rritje me 78 përqind. Ndërkohë, në pjesë të tjera të botës, janë vendosur rregulla të veçanta për shitjen e alkoolit.
Për shembull, Hong Kongu ndalon shitjen e tyre në 8.600 restorante dhe bare. Ishte një masë, thonë autoritetet, për t’u përpjekur që njerëzit të ruajnë distancën sociale dhe për pasoje ndërprerjen e përhapjes së koronavirusit. Në shtetin amerikan të Kalifornisë, megjithatë, masat e alkoolit janë relaksuar në restorante.
Lejohet shitja e birrës në shtëpi, vera dhe kokteji, sipas Los Angeles Times. Gjithashtu, ndalimi i shitjes së alkoolit përmes dritareve të makinave është lehtësuar. Sipas autoriteteve, ato janë vendime që përpiqen të lehtësojnë dëmet që kompanitë po kalojnë nga masat e izolimit për të përballuar përhapjen e koronavirusit.
Pandemia e koronavirusit ka detyruar miliona amerikanë të qëndrojnë në shtëpi, dhe njerëzit po konsumojnë shumë alkool për të kaluar kohën. Shitjet e pijeve alkoolike u rritën në 55% në javën e tretë të marsit, në krahasim me të njëjtën kohë një vit më parë, sipas Nielsen.
Shumë dyqane që shesin alkool, përfshirë dyqanet e pijeve ose dyqanet ushqimore, qëndruan të hapura në Nju Jork, raporton CNN.