Studentja shqiptare, Ada Trepçi në një lidhje live për News24 ka folur për situatën në Suedi ku dhe ajo studion apo punon si dhe për masat e koronavirusit.
Ajo shprehet se Suedia ka marrë masa jo strikte por në kohën e duhur. Treppci rrëfen se punon prej 3 javësh në shtëpi por thotë se ka disa arsye pse Suedia nuk ka nevojë për masa strikte.
Sipas Ada Trepçit në Suedi 50% e popullsisë jeton vetëm teksa duhanpirja si një nga risqet e mëdha për koronavirusin është në nivel të ulët.
”Në Suedi rreth 50% e popullsisë jetojnë vetëm që do të thotë se nëse infektohen nuk ja transmetojnë. Duhanpirja është tjetër faktor risku dhe Suedia k anivel të ulët. Masat e duhura po merren në kohën e duhur,
Unë kam javën e 3 që punoj nga shtëpia. Mund të themi që nuk lejohen eventet mbi 5 mijë persona. Një ristriksion që na u bë këtë jave u mbyllën resortet e skive.
Rregullat po ndryshojnë. Vetë kultura, situata , stili i jetesës nuk janë të vështira për të ndjekur masat e vendosura.”- tha Ada Trepçi.