Pandemia e koronavirusit përveçse me pasoja shëndetësore po shoqërohet edhe me pasoja të shumta ekonomike.
Moderatorja e RTSH-së Hygerta Sako nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka reaguar e revoltuar ndaj shtrëngimit të masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Hygerta është revoltuar ndaj përgjysmimit të rrogave në administratën shtetërore dhe mbylljen e të gjitha klinikave dentare apo edhe anulimin e të gjitha operacioneve.
E izoluar në shtëpi sëbashku me familjen, moderatorja e njohur shqiptare ndan momentin e dhimbshëm: Humbën një të afërm nga koronavirusi! Po e përjetojmë shumë keq!
“Mirë që na morën lirinë, shkojnë përgjysmojë pagat e administratës shtetërore, a thua rrogat e larta shumë këtu tek ne, por shtyhen pa afat operacionet kirurgjikale dhe ndërhyrjet dentare. Po çfarë kujtojnë këta se bëjnë operacione apo shkojnë te dentisti për qejf? Të sëmurët e tjerë të mbajnë radhën. COVID-19 ka rëndësi. Kam ngelur gojë hapur. Lusni Zotin të mos na zerë dhëmballa. S’di çfarë të them më”, shkruan Sako. /e.s/
Si mendon ti moj zonje? Na jep nje mendim per ta zgjidh kete problem me sa me pak dhimje!