“Më qëndro larg!”, kjo është kërkesa e një të riu i cili siç duket pasi ka parë e dëgjuar mjaftueshëm për distancimin social, ka kërkuar të njëjtën gjë nga një tjetër person. Kaq ka mjaftuar që pas këtij urdhëri të nis sherri dhe grushtat. Ngjarja është zbuluar në spitalin e Traumës ku një I ri me inicialet Bledar K. mbërriti me urgjencë për t’u kuruar. Ai kishte dëmtime të shumta.
Kanë qenë mjekët, tha një burim i gazetës “Si”, që njoftuan policinë dhe sapo aty kanë mbërritur forcat e policisë Bledar K ka kryer kallzimin.” Isha në një varrim ka treguar i dëmtuari së bashku me babain tim. Në afrësi të rrugës së Pezës, në urën me dërrasa na zuri rrugën një person që po ecte në këmbë me lëvizje të çrregullta. I thirra na qëndro larg. Pastaj i kërkova të na hapte rrugën të kalonim ne. Ai u afrua dhe më goditi me grushte”.
Policia raporton në procesverbal se grindjen mes të rinjve e kanë ndarë vetë banorët e Pezës, të cilët njëkohësisht kanë kërkuar edhe një autoambulancë për të transportuar të dëmtuarin në spital. Në kartelën e tij mjekët e spitalit të Traumës përshkruajnë se Bledar K. kishte pësuar dëmtime të hundës , thyerje si dhe shëmbje të shpatullës .
Burimi nga policia tha se nga dëshmitë, personi që nuk respektonte distancën dhe nuk ka hapur rrugën është F. Dorzi, i cili sapo është shoqëruar në komisariatin numër gjashtë ka rrëfyer se nuk e njihte personin me të cilin ishte rrahur.
Ishte një konflikt i çastit ka treguar i dyshuari, i cili është nxehur që i kanë kërkuar të hapë rrugën dhe të qëndrojë larg. Policia thotë se Dorzi është person i skeduar më herët, si i proceduar në gjendje të lirë në një rast për kanosje dhe në rastin tjetër për shkaëtrrim prone.
Kësaj radhe Dorzi do të përfundojë nën hetim për plagosje të rëndë me dashje, dhe do të jetë ekspertiza mjeko- ligjore që do të caktojë nëse është edhe i dyshuari i dëmtuar nga ky sherr që nisi me frazën “ hapu pak, sa të kaloj unë”.
Për këtë grindje që nisi për shkak distancimit policia ka kryer një sërë veprimesh që nga procesverbalet e sekuestruara pranë urgjencës, procesverbali i arrestimit në flagrancë të Dorzit dhe kallzimi si edhe dëshmitë e banorëve që ndodheshin krejt rastësisht në rrugë dhe që gjithashtu ndanë dy të rinjtë që situatë të mos shkonte më rëndë.