Masat e marra nga qeveria italiane për të luftuar përhapjen e koronavirusit kanë shpëtuar jetën e 38 mijë njerëzve.
Vlerësimi është bërë nga ekipi i ‘Imperial College’ në Londër i udhëhequr nga Neil Ferguson dhe Samir Bhatt kurse studimi doli në dritë nga Qendra Bashkëpunuese e OBSH-së për Modelimin e Sëmundjeve Infektive.
Analiza e studiuesve vlerëson ndikimin ndërhyrjeve të miratuara në 11 vende evropiane – përfshirë Italinë – për të luftuar pandeminë e koronavirusit, përfshirë mbylljet e shkollave, mbylljen e fabrikave dhe zyrave, aktiviteteve tregtare si dhe masa e izolime të tjera, raportojnë mediat italiane.
Në detaje, këto masa kanë shpëtuar në Spanjë jetët e rreth 16,000 personave dhe rreth 370 në Mbretërinë e Bashkuar. Në total në 11 vende europiane janë shmangur vdekjet e rreth 120,000 personave.
g.kosovari