Teksa në pak portale është sulmuar infermieri Qazim Ismaili, Urdhri i Infermierit ka bërë një reagim për të gjithë personelin e dërguar në itali.
“Urdhri i Infermierit të Shqipërisë informon opinionin publik se 20 Infermierët të cilët në këto momente po japin kontributin e tyre në luftën kundër Covid – 19 në Spitalin e Brescias në Itali, janë të anëtarë aktivë të Urdhrit dhe të pajisur me Lejen e Ushtrimit të Profesionit të Infermierit.
Urdhri i Infermierit shpreh indinjatën e tij përkundrejtë të gjithë aludimeve që po bëhen për të zbehur kontributin e profesionistëve tonë në shtetin fqinj, Italinë.
Lejet e Ushtrimit të Profesionit të lëshuar nga UISH janë plotësisht të njohura nga organet homologe në Itali” – shkruhet në njoftim.
Ndërkohë JavaNews.al sjell dokumente shtesë për kualifikimin e Qazim Ismailit, një prej infermierëve të dërguar në Itali që u sulmua sot pse punonte në një karburant.
Llumi mediatik nuk njeh as etike profesionale, njeh vetem amoralitetin.
Mjaft me nese ju ka mbetur nje grime humanizmi,nese jini kafshe qe visheni me rroba!