Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin Italian të Lombardisë u regjistruan 458 viktima nga koronavirusi.
Të dhënat që u publikuan nga autoritetet shëndetësore thonë se ka arritur në 6818 numri it ë vdekurve vetëm në këtë rajon të veriut të Italisë.
Gjatë orëve të fundit janë raportuar 1154 raste të reja të infektuar duke e cuar në 42161 numrin total.
Në spital janë shtruar 11815 persona, ndër të cilët 1330 janë në terapi intensive.
Ndërkohë janë shëruar 1082 pacientë gjatë 24 orëve të fundit dhe në total janë 10337 të shëruar në këtë rajon të Italisë.
/a.r