Edhe në Spanjë ka shumë të afërm që nuk dinë prej ditësh asgjë për të dashurit e tyre.
Me mbi 7 mijë vdekje dhe rreth 85 mijë të infektuar, Spanja është pas Italisë vendi i dytë në botë që qan më shumë viktima të koronavirusit. Edhe këtu, në shtëpitë e moshës së tretë Covid-19 ka vdekshmëri më të madhe.
Një studim i fundit tregon se 37% e vdekjeve totale nga Covid-19 kanë ndodhur në këto rezidenca për të moshuarit. Për më tepër, sipas Ministrisë Spanjolle të Shëndetësisë, pothuajse 95% e njerëzve që kanë vdekur nga virusi janë mbi 65 vjeç.
Spanja është një nga vendet me jetëgjatësinë më të lartë në Europë dhe Madridi, epiqendra e epidemisë në vend, është gjithashtu bashkësia urbane europiane ku jetohet më gjatë (mesatarisht 85 vjet e gjysmë). Këtu, u ngrit edhe një morg përkohshëm në një shesh patinazhi në akull.
/a.r