Politikani i njohur italian, Vittorio Sgarbi, ka reaguar për dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria në Itali.
Ai shprehet me mllef për Europën, që braktisi Italinë në këto momente të vështira.
“Kjo është Europa që do të donim.
Nderime Edi Ramës dhe popullit të tij”, shkruan Sgarbi, që ka postuar videon e dërgimit të mjekëve dhe infermierëve shqiptarë drejt Italisë.