Ylli i reality show “Made In Chelsea”, Heloise Agostinelli, ka zbuluar se është diagnostikuar me koronavirus, por duket se 21-vjeçarja nuk po shqetësohet shumë për faktin se është prekur nga Covid-19.
Heloise ka publikuar një foto në Instagram duke marrë rreze dielli në kopshtin e saj në Miami, gjatë karantinimit, me maskë në fytyrë.
“Vijat që të mbeten nga banja e diellit në karantinë janë gjë më vete”, shkruan ajo.
Para se të prekej nga koronavirusi, Agostinelli postoi një foto ku kishte thyer rregullat e izolimit, jashtë shtëpisë duke ecur në rrugë. /e.s/