Spanja ka regjistruar 769 viktima në 24 orët e fundit nga Covid-19.
Numri i viktimave tashmë ka shkuar në 4,858.
Ndërkohë numri i rasteve të reja është rritur me 7,000 gjatë 24 orqve të fundit duke e çuar në 64,064 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.
Spanja ka tejkaluar Kinën për numrin e viktimave dhe është vendi i dytë në botë më i prekur nga Covid-19 pas Italisë.
Këtë të Premte, Këshilli i Ministrave mblidhet në një takim të jashtëzakonshëm për të aprovuar zgjatjen e gjendjes së alarmit në Spanjë deri në 11 Prill.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara António Guterres u ka kërkuar vendeve G20 për një “plan të koordinuar të luftës” për të ndaluar pandeminë. Italia, nga ana e saj, dje regjistroi 662 vdekje me koronavirus, 21 më pak se e Mërkura, dhe numri i përgjithshëm i vdekjeve rritet në 8.165, ndërsa ka 80.539 pozitive dhe 10.361 të rikuperuar.
g.kosovari