Një tjetër person i dyshuar me koronavirus ka mbërritur në ambientet e Spitalit Infektiv në Tiranë të kthyer tashmë në një Spital COVID-19.
Bëhet fjalë për një të moshuar që ka shkuar me ambulancë në derën e spitalit dhe më pas është futur në këmbë i shoqëruar nga një infermiere. Ende nuk dihen detaje lidhur me identitetin apo prejardhjen e të moshuarit.
Ky është rasti i dytë për sot që ka mbërritur në Infektiv.
Ndërkohë ka shkuar në 8 numri i personave që kanë humbur jetën në vendin tonë nga COVID-19. Një pacient 66-vjeçar nga Fieri, i konfirmuar me këtë virus, pësoi vdekje të papritur (infarkt) mëngjesin e sotëm në spitalin infektiv. Ndërsa numri i të prekurve është 174 persona.
g.kosovari