Një ngjarje tragjike është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, ku përfshirja nga flakët e një banese i ka marrë jetën një gruaje.
Zjarri ka rënë në një shtëpi në fshatin Poloskë të Devollit.
Si pasojë e flakëve, e moshuara Nezaqet Gjoza, rreth 90 vjeç, e cila jetonte e vetme në banesë,
ka humbur jetën duke mos mundur të dalë dot.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që hetimet janë në vijim.
g.kosovari