Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor lajmëron se ka ndihmuar shqiptarët me farmacistë dhe mjekë në terren për të bërë të mundur mjekimin e tyre në këto kohë të vështira, të përhapjes së koronavirusit.
FSDKSH shprehet se 3894 shpërndarje barnash me rimbursim në banesë, janë kryer për pensionistët e vetmuar mbi 65 vjec, kurse 339 mjekë e farmacistë kanë qenë në terren për të ndihmuar shqiptarët vetëm gjatë ditës së sotme.
Lajmërimi i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor:
🔴#COVID_19
Bashkëpunimi 🤝 i punonjësve të Kujdesit Shëndetësor Parësor me farmacitë vazhdon në gjithë Shqipërinë🇦🇱
3️⃣8️⃣9️⃣4️⃣ shpërndarje barnash 💊 me rimbursim në banesë janë kryer për pensionistët 👵👴 e vetmuar mbi 65 vjeç
3️⃣3️⃣9️⃣ mjekë familje 👨⚕️👩⚕️ e farmacistë 👨🔬👩🔬kanë qenë në terren vetëm gjatë ditës së sotme
#RriNëShtëpi
#KujdesemiNePërJu
#FSDKSH #MSHMS