Në një kohë kur Covid-19 vijon të përhapet me shpëjtësi, duke shënuar një numër të lartë të infektuarish por edhe viktima, nuk mungojnë as teoritë konspirative. Një tezë të tillë e ka publikuar edhe faqja e internetit TPI.
Sipas saj, në panairin e akullores së mbajtur në datat 18 deri në 22 janar të këtij viti në Rimini, stendat e dy vatrave kryesore të koronavirusit në Itali dhe Kinë, ato të Codogno-s dhe Wuhan-it, kanë qenë pranë njëra-tjetrës. Një rastësi e raportuar nga faqja e internetit e TPI, e cila thekson se, në të njëjtin pavijon ku ishte përfshirë ndërmarrja kineze, kishte edhe kompani nga Crema dhe Codogno “me ngjashmëri të çuditshme gjithashtu edhe me kompani nga San Marino dhe Treviso”.
Zbulimi i faqes TPI u ka dhënë hapësirë në internet tezave kosnpirative. Por sqarohet se nuk ekziston asnjë provë që kjo “afërsi” ishte vendi i fillimit të epidemisë në Itali. Megjithatë, “është e pamohueshme që për një hetim të mundshëm epidemiologjik kjo mund të jetë një pistë interesante”, shkruhet në artikull.
Sipas vetë organizatorëve të panairit në Sigepm ajo ccka u vu re në Rimini ishte “ngjarja më e rëndësishme profesionale në botë kushtuar akullores artizanalee dhe artit të ëmbëlsirave”. Ky envet që zgjati pesë ditë u ndoq nga mijëra vizitorë që u ndalën tek pavionet e kompanive nga vende të ndryshme të botës.
Ndërkaq, artikulli thekson faktin se bllokimi i Wuhanit për shkak të koronavirusit u njoftua më 23 janar, vetëm një ditë pas mbylljes së panairit të akullores në Rimini të Italisë. /e.s/