Pas konfirmimit të dy rasteve të reja me COVID-19 në qytetin e Fierit, ku behet fjale për një çift bashkëshortesh 60 dhe 55 vjeç, Bashkia ka bërë dezinfektimin e pallatit. Banesa e personave të prekur ndodhen në lagjen “29 nëntori”.
Sipas mediave informative, punonjës të bashkisë Fier kanë dezinfektuar territorin e jashtëm të pallatit, derën kryesore, shkallët dhe ashensorin madje dhe marketin poshtë pallatit.
Qyteti Fier vazhdon të mbetet i dyti pas Tiranës për numrin e lartë të të prekurve nga COVID-19, por edhe ndërgjegjësimi i banorëve është rritur, të cilët pasi marrin shërbimet e nevojshme, si ushqime, qendrojnë në banesë. /e.s/