Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka biseduar në telefon me mjekun nga Durrësi i cili rezultoi i shëruar pas testeve konfirmuese. Manastirliu ka shprehur mbështetjen për bluzat e bardha duke konfirmuar se do të bëjnë gjithçka për mbrojtjen e tyre.
“Sapo bisedova me mjekun infeksionist të spitalit rajonal të Durrësit, që sot rezultoi i shëruar nga COVID-19, pas testeve konfirmuese. Shumë e kënaqur për rikuperimin e mjekëve dhe infermierëve.
Do të bëjmë gjithçka kemi në dorë për mbrojtjen e bluzave të bardha”, shkruan Manastirliu në profiling e saj në Facebook.
Postimi i Ministres
Sapo bisedova me mjekun infeksionist të spitalit rajonal të Durrësit, që sot rezultoi i shëruar nga COVID-19, pas testeve konfirmuese.
Shumë e kënaqur për rikuperimin e mjekëve dhe infermierëve. Do të bëjmë gjithçka kemi në dorë për mbrojtjen e bluzave të bardha❗
#MeMjekëtDheInfermierët 🤜#COVID-19
#BashkëJaDalim