Rreth 600 është numri total i të dënuarve që pritet të lënë qelitë si përfitues nga akti normativ për situatën emergjente nga COVID-19. Ministrja e Drejtësisë ka shpjeguar të gjithë procedurën dhe dokumentet që duhet plotësuar në tre formularët.
“Drejtori i burgjeve ka nxjerrë udhëzimet për ngritjen e komisioneve që të shqyrtojnë dosjet e të dënuarve që përfitojnë. Janë miratuar tre formularët fiks, i pari që plotësohet kërkesa nga i dënuari, i dyti që ka të bëjë me deklaratën e përgjegjësisë që merr i dënuari për përfituar për të qëndruar në shtëpi dhe i treti, që paraqet cdo familjar që jep pëlqimin. Janë publikuar në faqen e drejtorisë së burgjeve. Komisioni ka 5 ditë afat, po komunikon me familjarët që figurojnë nga paraqitja e kërkesave nga të dënuarve, për dokumentet që duhet të sjellin.
Sa i përket dokumentacionit që kërkohet, janë një vërtetim i banesës, dokumentacione që sigurohen nga vetë drejtoria e burgjeve, certifikata familje për të kuptuar lidhjen dhe gjithashtu një deklarata e përgjegjësisë. Kanë komunikuar me prokuroritë dhe policët për kriteret ndaluese që përbanë akti nëse këta persona janë në proces hetimi tjetër, apo kanë rrezikshmëri apo edhe institucionet e tjera. Numri total është 600, por kjo nuk do të thotë se do të jetë ky numri final, mund të ketë ulje, nëse disa të dënuar nuk do të garantojnë garancinë për garantuar rendin dhe sigurinë. Të dënuarit që do të lirohen duhet kenë kontakt me drejtorinë e burgjeve njëherë në ditë dhe policinë dy herë në ditë”, tha Gjonaj.