Reperja Cardi B përmes një video në rrjetin e saj social është shprehur se të famshmit që kanë deklaruar se janë më koronavirus genjejnë dhe e bëjnë këtë gje sepse paguhen nga një çaj detoksifikues.
“Janë paguar për të bërë reklamën e një çaji detoksifikues”, shprehet ajo.
Shumë të famshëm janë prekur nga koronavirusi kohët e fundit, përfshirë Tom Hanks me bashkëshorten e tij, Olga Kurylenko dhe Idris Elba.
Të gjithë kanë preferuar të heshtin përveç Idris Elba, ku e ka mohuar këtë deklaratë.
Videoja e Cardie B ka shkakatuar mjaft reagime në profilin e saj.
“Thjesht ideja sesi një njeri si puna ime paguhet për të thënë se ka koronavirus është një idjotësi e madhe. Çfarë budallallëku. Njerëzit e thonë si të ishte lajm. Është budallallëk. Unë dhe Sabrina s’përfitojmë asgjë nëse rrimë në shtëpi dhe themi që kemi diçka që s’e kemi. S’e kuptoj logjikën pas kësaj”, ka thënë Elba i cili ndodhet në izolim së bashku me gruan e tij.