Pas vendimit të Ministrave të Jashtëm të BE-së për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka reaguar deputeti i Bundestagut gjerman, Mark Hauptman.
Përmes një postimi në Twitter Hauptamn deklaron se vendimi i sotëm është i mirëpritur në funksion të vizionit “për një partneritet të fortë të BE-së me anëtarët tanë dhe anëtarët e ardhshëm të BE-së”.
Postimi i plotë i Mark Hauptman:
“Sinjal i mirë i qeverisë Franceze dhe Hollandeze për t’u bashkuar me pjesën tjetër të BE-së, në vendimin për të filluar negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vizioni ynë për Ballkanin është një partneritet i fortë i BE-së me anëtarët tanë të BE-së dhe anëtarët e ardhshëm. Urime Von der Leyen , Edi Rama dhe le të fillojmë!”