Italia është shteti më i goditur në të gjithë botën deri më tani, për shkak të numrit më të madh të viktimave nga pandemia e koronavirusit.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 602 viktima, duke e bërë edhe më tragjik bilancin e të vdekurve.
Mirëpo ky numër vjen në rënie krahasuar me dy ditë më parë.
Në total numri i viktimave nga koronavirusi në shtetin fqinj ka shkuar në 6078. Ndërkohë të shëruarit e orëve të fundit janë 408.