Gjatë dy javëve, kur u zbuluan dy pacientët e parë të Covid-19, numri i të prekurve ka shkuar në 76 dhe se janë prekur 7 bashki në të gjithë vendin, ku vatrat kryesore janë Tirana dhe Fieri. Personi i parë i identifikuar me COVID-19 ka hyrë në Shqipëri më datën 24 shkurt dhe tashmë kur kanë kaluar 27 ditë nga rasti pacienti zero, epidemiologët kanë përgatitur skenarët e ecurisë së epidemisë bazuar në karakteristikat që ka shfaqur virusi dhe studimet kineze.
Epidemiologu Alban Ylli, i cili ka drejtuar funksione të rëndësishme në Institutin e Shëndetit Publik, ka bërë një parashikim në lidhje me kurbën e epidemisë në vend. Ylli thotë se, është e vështirë të bëhen projeksione të sakta lidhur me përmasat dhe kohëzgjatjen e epidemisë së Covid-19 në Shqipëri, sepse ka shumë elemente të panjohura që mund të ndërhyjnë në të ardhmen.
Bazuar në disa principe epidemiologjike, në modelet e mëparshme të sjelljes së pandemive nga viruse të rinj respiratorë (p.sh. gripi pandemik i vitit 2009 apo SARS), si dhe përvojën e deritanishme në vendet me qarkullim intensiv të virusit Covid-19, Ylli thotë se, mund të jepet një skenar epidemiologjik orientues. Në skenarin më të keq preket 60% e popullsisë në vend dhe piku do të ishte në muajin maj. Por me masat shtrënguese që ka marrë qeveria, të cilat në rast se respektohen, epidemia do të jetë shumë e butë, kulmi i epidemisë do të jetë në prill.
Skenari pesimist, pa asnjë masë mbrojtëse, 60% e popullsisë preket
Ylli shpjegon se proporcioni i popullatës që ka gjasë të preket (pjesa nën kurbën epidemike) ndikohet në radhë të parë nga fakti se nuk ekziston një mbrojtje imunitare natyrale paraprake kundrejt virusit. Një rol të rëndësishëm ka edhe faktori i riprodhimit (R0), që shpreh numrin mesatar të rasteve dytësore të infektuara nga një rast primar (gjithmonë në kushtet kur popullata është e pambrojtur nga infeksioni).
Proporcioni i popullatës që do të preket shprehet me formulën 1-1/R0. Në rastin e Covid-19, në fazat e hareshme të epidemisë në Kinë, R0 raportohet të jetë rreth 2.5, që do të thotë se një person i infektuar e transmeton tek më shumë se 2-3 persona. Kjo është më e lartë se sa R0 e përdorur në modelet e epidemisë së gripit të ri pandemik AH5N1 në 2019 (1.4-2). Bazuar në këto parametra mund të përllogaritet proporcioni teorik i popullatës që mund të preket është 1- 1/2.5 = 60%.
Eksperti i epidemiologjisë shprehet se ky do të ishte skenari më i keq në kushtet teorike të një popullate në “lëvizje brovniane” dhe kur mungojnë krejtësisht masat parandaluese.
Sipas këtij skenari, prekja e popullatës do të ndodhë sipas modelit të një kurbe, e cila vjen duke u rritur, derisa R0 fillon të zvogëlohet si pasojë e zvogëlimit të popullatës së pambrojtur, ndërkohë që gjithnjë e më shumë individë e kalojnë sëmundjen, fitojnë imunitet prej saj dhe pengojnë qarkullimin e virusit. Krijimi i ‘imunitetit të tufës’ përfundimisht e ndalon përhapjen e infeksionit.
Modeli i kurbës epidemike, kur arrin kulmi dhe nis rënia
Ylli thotë se një epidemi nga një infeksion respirator ka një parametër tjetër të rëndësishëm për t’u përfshirë në përllogaritjet e modelimit të kurbës epidemike. Kjo është koha e dyfishimit të numrit të rasteve të reja dhe lidhet me kohën mesatare për kalimin e virusit nga një person i infektuar te një person tjetër.
Të dhënat nga epidemia në Kinë tregojnë se koha e dyfishimit të Covid 19 në fazat fillestare ishte 4-5 ditë. Kjo është një kohë pak më e gjatë krahasuar me gripin. Ndërkohë, të dhënat më të fundit nga epidemia e Covid-19 në Itali dëshmojnë se me përparimin e epidemisë vërehet një përshpejtim i kohës së dyfishimit në rreth 2.5 ditë (pra dyfishim i rasteve të reja çdo 2 ditë e gjysmë).
Një model i ngjashëm i rritjes së kurbës epidemike vërehet edhe në Francë, Gjermani apo Britaninë e Madhe (si shumë vende të tjera në Europën Perëndimore dhe Amerikë), megjithëse nisur nga një pikënisje e mëvonshme.
Në këtë fazë, kurba epidemike përkon me një model matematik eksponencial, i cili do të vijojë deri në arritjen e pikut të epidemisë, pas të cilit do të fillojë pakësimi gradual i numrit të rasteve të reja të identifikuara çdo ditë. Pikërisht edhe faktori riprodhues në faza të mëvonshme të epidemisë zvogëlohet derisa arrin në 1 dhe më pak se 1. Në këtë moment, epidemia e ka kaluar pikun e saj.
Masat, si e ndikojnë frenimin e përhapjes
Eksperti Alban Ylli thotë se masat e marra lidhur me distancimin social parashikohet të kenë efekt të rëndësishëm në uljen e përhapjes dhe zgjatjen e kohës për arritjen e pikut të epidemisë. Përvoja nga Kina dëshmon se masat e kontrollit të epidemisë janë efikase në uljen e numrit mesatar të personave të prekur nga infeksioni dhe në zgjatjen e kohës së dyfishimit të rasteve të reja.
Zbutja e kurbës së epidemisë dhe shtrirja e saj në kohë do të ishte me rëndësi thelbësore, sidomos për të zbutur barrën e menjëhershme që krijohet për kujdesin shëndetësor. Megjithatë, duhet pasur parasysh se ato masa duhet të jenë shumë të forta dhe të qëndrueshme për të ulur me shpejtësi një përhapje nga 2.5 nën 1.
Ylli thotë se, nuk kemi informacion të plotë mbi rolin e fëmijëve në transmetimin e Covid-2019. Në rastin e gripit fëmijët luajnë një rol të rëndësishëm në përhapjen e infeksionit. Informacioni nga përvoja kineze është i pjesshëm por gjithsesi nënvizon faktin se fëmijët mund të preken.
Përgjithësisht, infeksioni shoqërohet vetëm me shfaqje të lehtë klinike të sëmundjes ose pa shfaqje. Për këtë arsye mund të parashikohet një efekt në frenimin e epidemisë nga mbyllja e shkollave, por ky efekt do të jetë më i ulët sesa do të ishte në rastin e gripit pandemik dhe gjithsesi më i ulët se efekti i masave të tjera (në rastin e pandemisë së gripit AH1N1 përllogaritej një nivel ataku prej rreth 25% tek fëmijët deri në 15 vjeç).
Zonat rurale, më pak të ekspozuara
Zonat më të thella dhe popullatat më të izoluara nuk ekspozohen ndaj infeksionit njësoj si popullatat urbane me kontakte të ngushta sociale. Është e natyrshme që në një popullatë përgjithësisht urbane si Lombardia, të ketë një qarkullim më intensiv dhe kurbë më të shprehur epidemike se në Shqipëri.
Stina e verës jep shpresë
Sezonaliteti është një faktor i rëndësishëm për t’u llogaritur në modelin e epidemisë nga infeksionet respiratore; stina e verës sjell edhe uljen e qarkullimit të virusit të gripit apo dhe viruseve të tjera respiratore. Megjithatë, Ylli thotë se, ende nuk dihet sjellja e Covid-19 në këtë drejtim. Një R0 2.5 është tepër e lartë për t’u ulur në 1 siç ndodh me gripin, i cili ka një R0 më të ulët se 1.5.
Duhen gjurmuar 70% e kontakteve e të prekurit, pa masat është e pamundur
Gjurmimi i kontakteve shumë i rëndësishëm në fazat e hareshme të epidemisë për të frenuar përhapjen e infeksionit. Modelet sugjerojnë se për një R0 prej 2.5 duhen gjurmuar 70% e kontakteve për të qenë efektive në kontrollin e përhapjes së infeksionit, shprehet Ylli. Megjithatë, përvoja nga Kina, dhe Italia dëshmojnë se rastet e konfirmuara në fazat e hareshme të epidemisë kanë rreth 35 kontakte secili dhe kjo e bën të vështirë arritjen e 70% të tyre. Për këtë arsye, masat në nivel komunitar dhe kombëtar ngelën thelbësore.
Viremia e lartë 1 (ndoshta 2) ditë para shfaqjes së simptomave çka dëshmon për mundësi infektimi në këtë periudhë. Kjo e bën karantinën e kontrolluar më pak efikase se në rastin e SARS ku infeksioziteti fillonte vetëm pas shenjave klinike.
Piku i epidemisë
Ylli i ka ndërtuar projeksionet për shtrirjen e epidemisë duke ekstrapoluar modelin e gripit pandemik AH1N1. Në rastin e modelit të gripit të ri pandemik 2019 (AH1N1) parashikohej që qarkullimi i virusit të arrinte pikun për rreth 90 ditë (54-125 ditë) nga momenti i hyrjes në popullatë.
Realiteti e provoi ketë model; infeksioni hyri në Shqipëri në fund të korrikut 2009 dhe piku i qarkullimit të virusit (i verifikuar përmes survejancës epidemiologjike) arriti në javën e fundit të tetorit dhe fillimit të nëntorit 2009, pra brenda rreth 90 ditësh.
Në Shqipëri, rasti i parë me Covid-2019 u identifikua më 8 mars, ndërkohë që personi ka hyrë më 26 Shkurt në vendin tonë. Për parashikimin e periudhës së qarkullimit maksimal të Covid-19 në Shqipëri mund të ekstrapolohet modeli i parashikimit të gripit të ri pandemik AH1N1, duke pasur parasysh faktorët e përmendur më sipër.
Kështu një R0 më e lartë se 2 në rastin e Covid-19, e cila do ta shkurtonte në mënyrë domethënëse krahasuar me modelin e gripit, kohën për arritjen e pikut të epidemisë, mund të ekuilibrohet nga një kohë më e gjatë e dyfishimit në fazat fillestare të Covid-19 krahasuar me gripin dhe sidomos nga masat drastike të distancimit social të ndërmarra.
Bazuar në analizimin e gjithë faktorëve të mësipërm, dhe nëse modelimi i bazuar në sjelljen e gripit pandemik është i ekstrapolueshëm për Covid-19, mund të parashikohet se muaji prill do të jetë një muaj me qarkullim intensiv të Covid 19. Rastet e reja do të vijojnë të rriten dhe me shumë gjasa, piku i epidemisë do të arrijë brenda muajit maj, shpjegon Ylli.
Skenari me ngjashmërinë në Itali
Ylli llogarit se, nëse epidemia në Shqipëri do t’i ngjante kurbës së vërejtur në Itali dhe vende të tjera europiane pas fazës së parë (në të cilën ndodhemi) gjatë së cilës dyfishimi rasteve do të kryhet çdo 4-5 ditë, pritet të vijojë një periudhë e rritjes së shpejtë eksponenciale deri në arritjen e pikut të epidemisë.
Ashtu si edhe në situatën epidemike në vendet e tjera, rastet e deklaruara këto ditë nga sistemi ynë shëndetësor, shprehin qarkullimin e virusit në popullatë rreth 10 ditë më parë; ka gjithmonë një periudhë të fshehtë nga momenti i infektimit, në shfaqjen e simptomave klinike dhe më tej, kërkimin e ndihmës mjekësore. Aktualisht, ende shumica dërmuese e rasteve të konfirmuara kanë lidhje me epideminë në Itali. Ky sipas ekspertit dëshmon për dy elemente:
Së pari, qarkullimi intensiv i virusit në popullatën tonë ende pritet të ndodhë.
Së dyti, ka mjaft gjasa që epidemia në Shqipëri të vijojë si vazhdim i epidemisë italiane, në një formë të reduktuar për arsye të ndërhyrjes drastike në një fazë më të hareshme të epidemisë në Shqipëri.
Ylli thotë se, modeli i kurbës epidemike, ashtu edhe kohëzgjatja ë saj janë shumë të varura, si nga efikasiteti i masave të ndërmarra ashtu edhe nga elemente të tjera të lidhur me virusin, të panjohur ende mirë deri më tani. Çdo epidemi ka sjellje të veçantë në popullata të ndryshme; epidemia në Kore është vendosur nën kontroll më shpejt se sa në Itali.
Efekti i masave të marra pritet të ndihet vetëm në ditët e javët në vijim, (kur do të fillojë shfaqja klinike e rasteve të infektuara këto ditë), duke u shprehur me shumë gjasa në ngadalësim të qarkullimit intensiv të virusit dhe zbutje (dhe shtrirje në kohë) edhe të kurbës së epidemisë.
Por Ylli thotë se, ndjekja në vijimësi e kurbës epidemike të epidemisë së Covid-19 në Shqipëri dhe grumbullimi i informacionit më të detajuar mbi sjelljen e infeksionit në popullatë do të ndihmonte për analiza të mëtejshme epidemiologjike në ndihmë të luftës kundër këtij infeksioni.
Nga ana tjetër, për të ruajtur efektet eventuale të masave të deritanishme të parandalimit, do të duhet që ato të aplikohen në forma dhe intensitet të ndryshëm, edhe për disa muaj të tjerë, të adaptuar sipas situatës epidemiologjike dhe kushtet reale në vijimësi.
Shqipëria, si mjekohet zyrtarisht Covid
Në kontekstin e shfaqjes së një agjenti infektiv, për të cilin nuk njihet mirë mënyra e transmetimit të drejtpërdrejtë nga njeriu te njeriu dhe rreziku epidemik dhe biologjik, çdo rast i dyshuar duhet të trajtohet sipas procedurës së përgjithshme, bazuar në ligjin 15/2016 për sëmundjet infektivë, është orientimi i Institutit të Shëndetit Publik.
Sipas ISHP, të gjithë mjekët e qendrave shëndetësore që trajtojnë një pacient që dyshohet se është i infektuar me Koronavirusin e ri, duhet të njoftojnë sipas ligjit 15/2016 dhe të kontaktojnë mjekun infeksionist, si dhe Qendrën Kombëtare të Urgjencës/ Tel 127, nëse rasti duhet të paraqitet apo shtrohet në spital.
“Nëse pacienti kontakton sistemin e kujdesit shëndetësore parësor (mjekun e tij të familjes, Qendrën Kombëtare të Urgjencës Shëndetësore 127), këshillohet që të mos e drejtoni menjëherë në urgjencë, por të organizoni kujdesin e tij me masat e para mbrojtëse, në mënyrë që të shmanget kontakti me pacientët e tjerë, dhe madje edhe në mungesën të shenjave në favor të transmetimit nga njeriu te njeriu”, udhëzon ISHP për trajtimin e epidemisë.