Kryeministri Edi Rama ka treguar këtë mbrëmje në “Opinion” se çfarë do të ndodhë me shqiptarët që kanë mbetur jashtë kufijve të vendit për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.
Rama tha se kjo situatë i ka gjetur të papërgatitur dhe se ende nuk ka një zgjidhje.
“Ka plasur lufta botërore dhe askush nuk ka ç’të bëjë me këto pengesa që ka shkaktuar lufta botërore.
Dhe njerëzit i ka gjetur lufta botërore në vende të ndryshme, ku ne nuk kemi asnjë mundësi t’i tërheqim.
E kemi absolutisht të pamundur”, tha Rama